Ballina Bota

SHBA – Sërish viktima nga përdorimi i armëve të zjarrit

LOS ANXHELES, 2 maj /ATSH-DPA/ – Detektivët ishin në vendngjarje sot, pas të shtënave masive në Mojave që lanë të vdekur katër persona, thanë autoritetet e kontesë Kern.

Sipas degës lokale të NBC KGET-TV Channel 17, nënkoloneli i kontesë Kern, Daniel Perez tha se viktimat ishin burra në të 20-at ose 30-at e tyre.

”Asnjë arrestim nuk ishte bërë të hënën në mëngjes dhe autoritetet nuk zbuluan një motiv”, raportoi KGET.

Zyra e Sherifit të kontesë Kern nuk iu përgjigj menjëherë kërkesave për koment.

Sipas KGET, autoritetet morën një telefonatë në orën 23:20.

“Kur detektivët mbërritën në vendngjarje, gjetën katër viktima që vuanin nga lëndimet traumatike të sulmit”, tha Perez për KGET.

”Tre nga viktimat janë shpallur të vdekur në vendngjarje, dhe një viktimë shtesë është transportuar në spitalin rajonal ku më vonë është konstatuar i vdekur”, shtoi ai./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKurti bisedon me Chollet: Marrëveshja bazë me Serbinë të zbatohet me mirëbesim
Artikulli tjetërAktori i njohur amerikan, Danny Glover, viziton muzeun “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Krujë