Ballina Flash

Demo: Berati me Park rekreativ

TIRANË, 2 maj/ATSH/ Kandidati i PS-së për kryetar të bashkisë Berat, Ervin Demo bën të ditur se shumë shpejt Berati do të ketë Parkun e vet rekreativ.

Në një postim në rrjetet sociale, Demo thekson se ky superprojekt do të zbatohet te fusha e Stadiumit të Vjetër, e cila do të shndërrohet në hapësirën më të bukur për gjithë sportistët dhe banorët.

“Pazaret me pronat publike në Berat kanë marre fund. Idetë për ndërtimin e qendrave tregtare apo pallateve janë pjesë e së shkuarës, ne do të ecim përpara. Aty do të ndërtohen fusha minifutbolli, basketbolli, volejbolli, fushë tenisi, fusha pingpongu, pista vrapimi, parqe me lodra për fëmijë, ambiente çlodhjeje në një oaz të mrekullueshëm”, shprehet ai.

Ai thekson se një nga ambientet më moderne do të marrë jetë dhe ashtu siç e meriton, Berati do të kthehet në lartësinë që meriton.

Demo shton se shumë shpejt do të kemi lajme fantastike për kompleksin e ri të fushave për futboll.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAktori i njohur amerikan, Danny Glover, viziton muzeun “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Krujë
Artikulli tjetër“Epiri i Veriut”, roli i Federatës “Vatra”