Ballina Bota

GJERMANI – Faqet zyrtare shtetërore goditen nga sulmet kibernetike

BERLIN, 6 prill /ATSH-DPA/ – Më shumë se gjysma e landeve federale të Gjermanisë u goditën nga sulmet kibernetike, të cilat prekën dje në mbrëmje faqet zyrtare të administratës shtetërore.

Websites të tilla si; faqet zyrtare shtetërore, faqet e internetit të policisë dhe faqet e Ministrisë së Brendshme ishin përkohësisht të padisponueshme, raportuan disa autoritete shtetërore në të gjithë Gjermaninë.

Sulmet ishin të dytat në një seri sulmesh kibernetike, që goditën faqet zyrtare shtetërore në landet e Mecklenburg Vorpommern, Saksoni-Anhalt dhe Saksoninë e Poshtme një ditë më parë.

“Ne supozojmë se sulmet ishin të koordinuara në lande të ndryshme federale”, tha ministrja Dixhitale e Saksoni-Anhalt, Lydia Hüskens.

“Asnjëherë më parë nuk ka patur një sulm kaq të madh kibernetik në faqet e administratës shtetërore të Berlinit”, tha sekretari i shtetit për çështjet dixhitale në Ministrinë e Brendshme, Ralf Kleindiek.

Në Saksoninë e Poshtme, autoritetet po hetojnë një individ të paidentifikuar, haker, i dyshuar për sulme kompjuterike.

Një zëdhënës i zyrës së prokurorit publik në Verden tha se autoritetet po hetonin të gjitha motivet, dhe se kishte indikacione për një sulm pro-rus.

Sulmi i ashtuquajtur DDoS, që përfshin mbingarkimin e qëllimshëm të serverëve me kërkesa masive, nuk shkaktoi shqetësime të mëdha.

Të martën, hakerët kishin shënjestruar sërish një faqe të Ministrisë së Zhvillimit për rindërtimin e Ukrainës. //a.i/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAXHENDA NDËRKOMBËTARE 06/4/2023
Artikulli tjetërTabela orientuese drejt “Manastirit të Spilesë” në Gjirokastër