KIEV, 16 shkurt /ATSH-AA/ – Ministria e Punëve të Jashtme e Ukrainës akuzoi Rusinë për krijimin e vonesave artificiale në eksportet e drithit.
Në një njoftim nga ministria ukrainase thuhet se Rusia kryen veprime që shkaktojnë vonesa në eksportet e drithit përmes Detit të Zi dhe se ajo është e shqetësuar për një fakt të tillë.
Më tej, theksohet se kontrollorët rusë zgjasin në mënyrë të vetëdijshme kohën e kontrollit të anijeve.
“Përfaqësuesit rusë në grupet e kontrollit në Qendrën e Koordinimit të Përbashkët në Stamboll, prej muajsh shtyjnë në mënyrë sistematike kontrollin e anijeve që hyjnë dhe dalin nga Ngushtica e Bosforit për në portet e Ukrainës”, thuhet në njoftim.
Gjithashtu në njoftim i bëhet thirrje komunitetit ndërkombëtar, kryesisht OKB-së dhe Turqisë, garantueseve të korridorit të grurit, të kërkojnë nga Rusia që t‘i japë fund menjëherë vonesave artificiale./ a.jor.






















