Ballina Aktualitet

Kuvendi, në seancë plenare

TIRANË, 16 shkurt/ATSH – I. Vata/ Kuvendi do të shqyrtojë sot kërkesën për shkarkimin e kryetares së Kuvendit të Shqipërisë Lindita Nikolla” pasi Komisioni i Etikës dhe Regullores kaloi për seancë plenare dy raportet e dala nga mbledhja.

Një grup deputetësh të opozitës kërkuan shkarkimin e Nikollës, me argumentin se shkeli rregulloren.

Në seancën e sotme, Kuvendi do të shqyrtojë po ashtu disa projektligje të rëndësishme, si ratifikimi i marrëveshjes ndërmjet Shqipërisë dhe së Finlandës si dhe marrëveshjes së huas Shqipërisë (huamarrësi) dhe Agjencisë Franceze për Zhvillim.

Po ashtu, shqyrtohet projektligji për disa ndryshime në ligjin nr. 10296, datë 8.7.2010, “Për menaxhimin financiar dhe kontrollin”, projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Finlandës, për eliminimin e tatimit të dyfishtë në lidhje me tatimet mbi të ardhurat dhe parandalimin e shmangien e evazionit tatimor”, projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë (huamarrësi) dhe Agjencisë Franceze për Zhvillim (huadhënësi), për financimin e projektit “Furnizimi me ujë i qytetit të Durrësit”, projektligji “Për miratimin e kontratës shtesё pёr ndryshimin e kontratës sё koncesionit, ndërmjet Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, si autoritet kontraktues, dhe shoqërive “SICPA Security Solutions” S.A. e “SICPA Security Solutions Albania” sh.p.k., për projektimin, financimin, dizenjimin, prodhimin dhe ngritjen e një sistemi për emetimin, shpërndarjen, gjetjen dhe monitorimin e pullave fiskale e të pullave të kontrollit të barnave, miratuar me ligjin nr. 10381, datë 24.2.2011″.

Po ashtu, Kuvendi do të shqyrtojë “projektvendim mbi propozimin për punonjësit me kohë jo të plotë pune pranë KQZ, për procesin e pilotimit të votimit dhe numërimit elektronik në zgjedhjet për Organet e Qeverisjes Vendore të datës 14 maj 2023”, projektvendim “Për ndryshime në strukturën organizative të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë (ILD).

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama: Ja si do të jetë Teatri i Kukullave dhe Qendra Kombëtare e Kulturës për Fëmijë
Artikulli tjetërFOKUS – Ukraina: Rusia krijon vonesa artificiale për eksportet e drithit