Ballina Bota

BERLIN – Scholz i premton Turqisë më shumë ndihmë pas tërmetit

BERLIN, 8 shkurt /ATSH-DPA/- Kancelari gjerman, Olaf Scholz i premtoi Turqisë më shumë ndihmë pas tërmetit shkatërrues në rajonin kufitar turko-sirian që shkaktoi vdekjen e mijëra personave.

Gjatë një bisede telefonike me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, kancelari gjerman Scholz premtoi mbështetje të mëtejshme gjithëpërfshirëse për të përballuar këtë fatkeqësi, tha zëdhënësi i qeverisë, Steffen Hebestreit dje në mbrëmje në Berlin.

Gjermania ka dërguar 50 ekspertë të specializuar në gjetjen dhe shpëtimin e njerëzve të mbetur nën rrënoja, nga organizata e ndihmës e financuar nga BE, Agjencia për Ndihmë Teknike (THW).//a.i/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTabela orientuese në dy gjuhë, në sitet kulturore në Shkodër
Artikulli tjetërDPSHTRR: Brenda shkurtit, nis shërbimi risi i targave të personalizuara