Ballina Flash

Tabela orientuese në dy gjuhë, në sitet kulturore në Shkodër

TIRANË, 8 shkurt /ATSH/ Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër po vijon punën e përditshme për përmirësimin e sinjalistikës së brendshme në sitet dhe pasuritë kulturore.

Lajmin e bëri të ditur sot në rrjetet sociale ministrja e Kulturës, Elva Margariti, e cila ka publikuar edhe foto nga këto site.

Ministrja u shpreh se, “tashmë janë vendosur tabela shpjeguese/orientuese në kishën e Shën Premtes, Balldren (shek.XIV) dhe kishën e Shën Venerandës, Pllanë (Shek.XIV-XVII)”.

Margariti tha se, informacioni i përditësuar orientues në këto tabela vjen në dy gjuhë (shqip/anglisht) dhe do t’i vijë në ndihmë vizitorëve vendës dhe të huaj, për të mësuar më shumë mbi historinë e objekteve të kultit.

/gj.m/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRehabilitohet qendra shëndetësore në Balldren, Manastirliu: Shërbim më i sigurt për qytetarët
Artikulli tjetërBERLIN – Scholz i premton Turqisë më shumë ndihmë pas tërmetit