Ballina Flash

Ndërtimi i Unazës së Madhe, IKMT vijon prishjen e objekteve

TIRANË, 18 janar /ATSH/ Inspektorati Shtetëror i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) informoi sot se po vijon me prishjen e objekteve pengesë për realizimin e projektit për interes publik të segmentit rrugor “Unaza e madhe e Tiranës nga Sheshi Shqiponja- Bulevardi i Ri Tiranë, Shkozë”.

Sipas IKMT-së, gjatë ditës së sotme po vijohet me segmentin në zonën e Paskuqanit, bashkia Kamzë.

Ndërkohë sipas IKMT-së, poseduesit e objekteve janë përfitues sipas formave të shpërblimit apo trajtimit sipas dispozitave ligjore.

Projekti i Unazës së Madhe të Tiranës është një investim ambicioz që i jep zgjidhje fluksit të qarkullimit dhe ndikon në zhvillimin ekonomik dhe social të gjithë zonës ku kalon.

Unaza e Madhe e kryeqytetit përbën një segment prej 27 kilometrash të gjatë. Përfundimi i saj në vitin 2023 lehtëson trafikun brenda Tiranës, ndërsa e lidh kryeqytetin me të gjitha rrugët dalëse kombëtare.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBegaj mbledh më 23 janar Këshillin e Sigurimit Kombëtar
Artikulli tjetërMargariti: Fond i dedikuar për artizanatin, numër i lartë vizitorësh në muzetë kombëtare