Ballina Ekonomi

Rindërtimi, Rama: Në fillim të vitit, gati 15 pallatet e para në Spitallë

TIRANË, 25 dhjetor/ATSH/ Në Spitallë të Durrësit, po vijon puna me ritme të larta për ndërtimin e shtëpive të reja për qytetarët, banesat e të cilëve u dëmtuan nga tërmeti i fortë që goditi vendin tonë mëgjesin e 26 nëntorit, 3 vite më parë.

Kryeministri Edi Rama teksa publikoi sot foto të kantierit të ndërtimit tha se në muajt e parë të vitit që vjen do të jenë gati 15 pallatet e para me 156 hyrje.

“Në kantierin e lagjes më të madhe të Rilindjes, në Spitallë të Durrësit po ndërtohen 996 apartamente të reja për familjet e prekura nga tërmeti, me mbështetjen e Presidentit të Emirateve të Bashkuara, Sheikh Muhammed Bin Zayed dhe nën drejtimin e Muhammed El Alaabar, emri i të cilit tanimë s’ka nevojë për prezantim. Në muajt e parë të vitit që vjen, vuri në dukje ai, do të jenë gati 15 pallatet e para me 156 hyrje për banorët përfitues”, u shpreh Rama në rrjetet sociale.

Rama tha se kjo lagje e re e Durrësit do të ketë hapësirën prej 22 mijë metra katror fusha sportive, qendra shëndetësore, arsimore dhe kulturore, parqe dhe vendparkime.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVeliaj shërben drekën e Krishtlindjes në qendrën sociale
Artikulli tjetërRama: Mbi 4 mijë pasagjerë hynë sot në Portin e Durrësit