Ballina Flash

Tabaku e Gjonaj, takim në Universitetin “Luigj Gurakuqi” mbi integrimit evropian

TIRANË, 12 dhjetor /ATSH/  Në kuadër të takimeve informuese në qytete të ndryshme të vendit kryetarja e Komisionit për Integrimin Evropian, Jorida Tabaku dhe zëvendëskryetarja, Etilda Gjonaj zhvilluan një seancë informuese me studentë e pedagogë të Universitetit “Luigj Gurakuqi”, të qytetit të Shkodrës.

Në fokus të bisedimeve procesi i Integrimit Evropian të vendit, nevoja për përfshirjen e të gjithë aktorëve dhe grupeve të interesit, për ta bërë atë një proces gjithëpërfshirës.

Studentët e pranishëm në takim shprehën se reformat kryesore në vend si ajo në drejtësi, apo reformat ekonomike janë të rëndësishme për të ardhmen e tyre dhe të vendit dhe shprehën nevojën që deputetë të jenë më pranë qytetarëve për të rritur bashkëpunimin dhe të dëgjojnë zërat e tyre. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSTRASBURG – Metsola: Demokracia evropiane nën sulm
Artikulli tjetërFRANCË – Macron shtyn planin e reformës së pensioneve