Ballina Aktualitet

Shpallen fituesit e primareve në 30 bashki

TIRANË, 5 dhjetor /ATSH/ Kryetarja e KOKOE, Albana Vokshi, anëtarët Ervin Minarolli, Keltis Kruja dhe Fatbardha Kadiu, shpallën sot fituesit e Primareve në PD për 30 bashki të tjera.

Vokshi u shpreh se, “në vijim të gjithë njoftimeve dhe të informacioneve që kemi dhënë, edhe dje, por edhe sot përgjatë ditës, po japim fituesit për bashkitë e mbetura”.

Për Bashkinë Kurbin fitues i garës së Primareve është Behar Haxhiu me 74% të votave.

Për Bashkinë Lezhë fitues është Pashk Gjoni me 52% të votave.

Për Bashkinë Klos është Bedri Hoxha me 59% të votave.

Për Bashkinë Durrës fitues është Igli Cara me 82% të votave.

Për Bashkinë Shijak fitues është Rezart Tusha me 74% të votave.

Për Bashkinë Bulqize Dëfrim Fiku me 61% të votave.

Për Bashkinë Tropojë fitues është Besnik Dushaj me 69% të votave.

Për Bashkinë Has është Miftar Dauti me 63% të votave.

Për Bashkinë Elbasan është fitues Luçiano Boçi për të cilin kanë votuar 99% e votuesve.

Për Bashkinë Cërrik fitues është Servet Duzha me 70% të votave.

Për Bashkinë Kukës është konfirmuar Admir Sinamati me 98% të votave.

Në Bashkinë Kavajë fitues është Fisnik Qosja me 51% të votave.

Për Bashkinë Kamëz fitues është Arjan Hoxha me 62% të votave.

Për Bashkinë Devoll fitues është Ervis Hajdërrli me 87% të votave.

Për Bashkinë Korçë fituese është Ledina Alolli me 56% të votave.

Për Bashkinë Kolonjë është konfirmuar Et’hem Lumani me 100% të votave.

Për Bashkinë Kuçovë konfirmuar Lefter Maliqi me 96% të votave.

Për Poliçanin Behar Xhaferraj gjithashtu i konfirmuar me 99%.

Në Lushnje, Eduart Sharka ka fituar me 90% të votave.

Në Bashkinë Përmet konfirmohet Edmond Komino me 95% të votave.

Në Tepelenë fiton Baftjar Imeri me 60% të votave.

Në Gjirokastër fiton Dorjan Lani me 78% të votave.

Në Këlcyrë fiton Arjan Kasaj me 81% të votave.

Në Vlorë fiton Hysni Sharra me 53% të votave.

Në Bashkinë Konispol fiton Fatmir Shero me 77% të votave.

Për Bashkinë Delvinë fiton Ilir Mehmeti me 53% të votave.

Në Mallakastër Resmi Shanaj me 74% të votave.

Në Roskovec Erdit Hazizaj ka fituar me 60% të votave.

Në Divjakë Aurel Malko ka fituar me 64% të votave.

Në Libohovë Adil Xhelili konfirmohet me 99%

“Ne i kemi shpallur edhe fituesit për 17 bashki të tjera. Ka qenë Eno Bozdo i cili nëpërmjet një prononcimi për shtyp ka shpallur fituesit për 17 bashki, dhe për 9 bashki të tjera sikurse edhe ju kemi informuar, ka kaluar gara në balotazh. Gara do të zhvillohet të dielën në datën 11 dhjetor”, tha ajo.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama: Gjithçka gati për të mikpritur Bashkimin Evropian në Shqipëri
Artikulli tjetërBucci për Samitin: Njohje e rolit që Shqipëria ka luajtur në rajon