Ballina Flash

Rama: Gjithçka gati për të mikpritur Bashkimin Evropian në Shqipëri

TIRANË, 5 dhjetor  /ATSH/ Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga inspektimi që bëri të ambienteve ku do të mbahet nesër Samiti i BE-Ballkani Perëndimor.

Rama pa nga afër sallat në Pallatin e Kongreseve dhe në stadiumin “Air Albania” ku do të mblidhen liderët e vendeve të Bashkimit Evropian dhe gazetarët e akredituar në këtë event.

Gjithashtu Rama ishte dhe në Hotel Marriot, i cili hap dyert e veta për herë të parë në kullën e “Air Albania Stadium”, të cilin e cilësoi një mjedis të cilësisë më të lartë ndërkombëtare të mikpritjes.

“Gjithçka gati për të mikpritur Bashkimin Evropian në Shqipëri”, u shpreh kryeministri Rama në një postim në rrjetet sociale.

Samiti BE-Ballkani Perëndimor që do të mblidhet në 6 dhjetor në Tiranë, është samiti i parë i këtij lloji që zhvillohet në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Samiti është pjesë e zbatimit të Axhendës Strategjike të Këshillit Evropian 2019-2024, si dhe konsiderohet një mundësi për të rikonfirmuar rëndësinë kyçe të partneritetit strategjik midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, një rajon me një perspektivë të qartë drejt BE-së.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSpiropali: Shqipëria, sot vendi më europeist i rajonit
Artikulli tjetërShpallen fituesit e primareve në 30 bashki