Ballina Flash

Nga java e ardhshme fillon vaksinimi kundër gripit sezonal në Kosovë

PRISHTINË, 26 tetor /ATSH/ Ministria e Shëndetësisë njofton qytetarët se vaksinat kundër gripit sezonal kanë arritur në Kosovë dhe duke filluar nga dita e hënë, do të fillojë vaksinimi i qytetarëve.

MSH dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) u bëjnë thirrje qytetarëve, sidomos personave më të moshuar dhe personave me sëmundje kronike, që të vaksinohen për t’u mbrojtur nga gripi sezonal.

Vaksinimi kundër gripit sezonal mund të bëhet çdo ditë në Njësitë e vaksinimit të Qendrave Kryesore të Mjekësisë familjare në çdo komunë.

MSH ka siguruar vaksina të mjaftueshme, prandaj ftohen qytetarët që nga data 31 tetor e më pas të vaksinohen.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTuneli i Llogorasë përfundon në shkurt të vitit që vjen
Artikulli tjetërSHBA: Vendimi për targat të zbatohet në mënyrë paqësore