Ballina Bota

FOKUS – BE akordon 3.5 miliardë euro shtesë për vendet që do të presin refugjatët ukrainas

BRUKSEL, 13 tetor /ATSH-DPA/ – Shtetet anëtare të BE-së do të kenë në dispozicion 3.5 miliardë euro shtesë (3.4 miliardë dollarë) për t’u kujdesur për refugjatët ukrainas.

Paratë do të rialokohen nga Fondi i Kohezionit për Zhvillimin Rajonal. Vendimi i marrë sot nga ministrat e drejtësisë të BE-së në Luksemburg u lejon vendeve t’i përdorin këto fonde në mënyrë më fleksibël.

Rishpërndarja u propozua fillimisht nga Komisioni Evropian dhe tashmë është miratuar nga Parlamenti Evropian.

Që nga fillimi i luftës ruse kundër Ukrainës, më shumë se 7.6 milionë njerëz kanë ikur në vende të tjera evropiane, sipas të dhënave nga agjencia e Kombeve të Bashkuara për refugjatët UNHCR.  /os/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMaratona e Tiranës, rregullat e regjistrimit para garës
Artikulli tjetërKulla veneciane në Durrës shumë shpejt do të hapet për vizitorët