Ballina Aktualitet

Xhaçka: Përkushtim për bashkëpunim me KE-në në të gjitha fushat

TIRANË, 7 tetor/ATSH/ Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka priti sot në një takim, zëvendëspresidentin e Komisionit Evropian për Promovimin e Modelit Evropian të Jetesës, Margaritis Schina.

Xhaçka garantoi zv.presidentin Schina për përkushtimin e Shqipërisë për të punuar në të gjitha fushat, përfshirë sigurinë dhe migracionin.

“Bisedë e shkëlqyer sot në Tiranë me zv. presidentin e Komisionit Evropian për Promovimin e Modelit Evropian të Jetesës, Margaritis Schinas. Shpreha mirënjohjen tonë për mbështetjen e Komisionit Evropian në rrugën e anëtarësimit të Shqipërisë në BE. E garantova zv.presidentin për përkushtimin e Shqipërisë për të punuar së bashku në të gjitha fushat përfshirë sigurinë dhe migracionin”, u shpreh ajo në rrjetet sociale.

/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakUKRAINË – Parlamenti emëron kreun e ri të bankës qendrore
Artikulli tjetërBerisha nga Gjirokastra: Të bëjmë gjithçka si forcë politike për ndryshimin