KIEV, 7 tetor /ATSH-DPA/-Parlamenti i Ukrainës votoi sot emërimin e Andrij Pyschnyj si kreun e ri të bankës qendrore, sipas medias ukrainase.
Ai mori 290 vota, nga 226 të nevojshme.
Pyschnyj ka qënë një bashkëpunëtor i ngushtë i ish-kryeministrit, Arseniy Yatsenyuk, i cili arriti të reformonte me sukses bankën shtetërore midis 2014 dhe 2020.
Pozicioni vakant i bankës qendrore u shpall të martën pas dorëheqjes së Kyrylo Shevchenko.
Në një postim në Facebook, Shevchenko u ankua se kishte qënë subjekt i një presioni politik për dy vjet.
Më herët, Shevchenko paralajmëroi për rrezikun e hiperinflacionit të shkaktuar nga shtypja e parave si pjesë e përpjekjeve për të shmangur deficitin shtetëror.
Pas dorëheqjes së tij, Shevchenko u padit për përvetësim fondesh nga banka shtetërore “Ukrhasbank”, të cilën ai e drejtoi nga viti 2014 deri në vitin 2020. Ai i ka mohuar akuzat dhe e ka përshkruar situatën si “një akt të persekutimit politik”.
Paraardhësi i tij, Yakiv Zmoliy ka konfirmuar gjithashtu një presionin politik në administratën e Zelensky.//a.i/













