Ballina Flash

Bashkëpunimi i Apple me kompani kineze alarmon senatorët amerikanë

UASHINGTON, 23 shtator /ATSH-ANSA/ – Disa senatorë amerikanë i kanë kërkuar inteligjencës që të shqyrtojë marrëveshjen e mundshme midis kompanisë Apple dhe prodhuesit kinez të çipave ”Yangtze Memory Technologies” dhe të shohë nëse ajo përbën një kërcënim për sigurinë kombëtare.

Për të kërkuar këto sigurira janë Mark Warner dhe Marco Rubio, presidenti dhe nënkryetari i komisionit të inteligjencës së Senatit.

“Ne po shkruajmë për të komunikuar shqetësimin tonë ekstrem se Apple mund të përdorë së shpejti çipa nga Yangtze Memory Technologies”, e cila ka “lidhje të gjera, por shpesh të errëta me partinë Kineze Komuniste”, shkruhet në një letër drejtuar drejtorit të inteligjencës, Avril Haines. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Pjesa tjetër është politikë”- Kryeministri Rama intervistë për emisionin radiofonik të Alaister Campbell dhe Rory Stewart
Artikulli tjetërKombëtarja mbërrin në Tel-Aviv, stërvitet në stadiumin “Bloomfield”