Ballina Ekonomi

Unaza verilindore, ARRSH: Nis ndërtimi i murit mbrojtës nga lumi i Tiranës

TIRANË, 21 shtator/ATSH/ Puna për ndërtimin e Lotit 7 të unazës verilindore, me gjatësi 1.92 km, po vijon me ritme të larta.

Loti 7 nis nga pjesa fundore e “Bulevardit të ri” e deri në bregun e Lumit të Tiranës.

Autoriteti Rrugor Shqiptar bën të ditur se po punohet me gërmime në trupin e rrugës, mbushje me çakëll dhe me ndërtimin e murit për mbrojtjen e rrugës nga lumi i Tiranës.

Në Unazën e madhe po punohet në disa segmente, në pjesën nga rrethrrotullimi “Shqiponja” te Bulevardi i Ri dhe aksin nga Bulevardi i Ri në Shkozë. Në këtë aks parashikohet të ndërtohen vepra arti dhe rrugë dytësore të cilat do të lidhin unazën me zona të tjera të kryeqytetit.

Unaza e Madhe e kryeqytetit përbën një segment prej 27 kilometrash të gjatë. Përfundimi i saj në vitin 2023 lehtëson trafikun brenda Tiranës, ndërsa e lidh kryeqytetin me të gjithë rrugët dalëse kombëtare.

Unaza e Madhe po avancon dita-ditës, ku tashmë portat hyrëse-dalëse të kryeqytetit janë hapur për qarkullim të plotë duke lehtësuar ndjeshëm trafikun

 

/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakEksportet “tekstile dhe këpucë“ drejt Italisë, mbi 68 miliardë lekë
Artikulli tjetërDita Botërore e Alzheimerit/ Në 2050 numri i personave në botë mund të arrijë në 139 milionë