Ballina Flash

Shqipëria i jep energji elektrike Kosovës për të dytën ditë radhazi

PRISHTINË, 16 gusht /ATSH/ Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka bërë të ditur se po vazhdon bashkëpunimin me Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) në përballimin e krizës energjetike për furnizimin e qytetarëve të të dyja vendeve.

Në një njoftim për medie thuhet se, KEK falë bashkëpunimit të ndërsjellë me KESH-in, nga sasia e depozituar mbi 120.000 MW/h, e cila ishte parashikuar t’i kthehet Kosovës gjatë dimrit, ka arritur të sigurojë energji elektrike për orë të caktuara në kohë të pikut, kur konsumi në Kosovë po shënon ngritje.

KEK dje nga KESH-i ka siguruar sasinë prej 100 MW/h nga ora 14:00-24:00, në total 1100 MW/h, ndërsa për sot po ashtu ka siguruar 100 MW/h nga ora 10:00-22:00 në total 1200 MW/h.

Për më tepër, KEK ka bërë kërkesë te KESH-i që bazuar në kapacitetet që kanë në dispozicion kjo gjendje të vazhdojë edhe në ditët në vijim derisa aktorët përgjegjës t’i përmbushin detyrimet e tyre sipas licencës.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKryhet me sukses ndërhyrja delikate në zemër në spitalin rajonal të Shkodrës
Artikulli tjetërMbi 10 mijë pasagjerë nga aeroporti i Kukësit në maj-korrik