Ballina Ekonomi

Mbi 10 mijë pasagjerë nga aeroporti i Kukësit në maj-korrik

TIRANË, 16 gusht/ATSH/ Nga aeroporti ndërkombëtar i Kukësit, porta e dytë qiellore e vendit, hynë në vendin tonë mbi 10 mijë pasagjerë gjatë periudhës maj-korrik.

“Nga 1 maji deri më 31 korrik, numri i hyrjeve nga aeroporti i Kukësit është 10 390 persona, mes të cilëve 1 238 shtetas shqiptarë dhe 9 152 shtetas të huaj”, informoi drejtoria e Kufirit dhe Emigracionit, në Kukës.

Aeroporti ndërkombëtar i Kukësit operon tanimë me 12 fluturime në javë për destinacione si Viena, Basel, Karlsruhe, Memmingen dhe Zyrih.

Shqipëria përuroi aeroportin ndërkombëtar në Kukës, më 18 prill 2021 me fluturimin e parë të pasagjerëve nga Londra të operuar nga “Air Albania”.

Aeroporti ndërkombëtar “Zayed – Flatrat e Veriut” i Kukësit është krijuar për të shërbyer si aeroporti i dytë i Shqipërisë, pas aeroportit ndërkombëtar “Nënë Tereza” të Tiranës dhe për të rritur turizmin në rajon.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakShqipëria i jep energji elektrike Kosovës për të dytën ditë radhazi
Artikulli tjetërRama: Flower Hotel & Resort në Golem të Kavajës, krenari e turizmit të ri shqiptar