TIRANË, 16 gusht/ATSH/ Një ndërhyrje delikate në zemër me metodën miniinvazive është kryer me sukses nga stafi i hemodinamikës në spitalin rajonal të Shkodrës, duke i shpëtuar jetën një 72-vjeçari që kishte kryer bajpasin disa vite më parë.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu bëri të ditur në rrjetet sociale se banorët e të gjithë veriut të vendit, tashmë po marrin shërbimin në Qendrën e Hemodinamikës në Shkodër, pa pasur nevojë të vijnë në Tiranë.
“Dr. Enkelejd Lohja kardiolog-hemodinamist dhe infermierët Ermal Dibra e Afrim Bashi po bëjnë një punë fantastike për banorët e të gjithë veriut të vendit, të cilët e marrin shërbimin në Qendrën e Hemodinamikës në Shkodër, pa pasur nevojë të vijnë në Tiranë”, u shpreh Manastirliu.
/r.e/























