Ballina Flash

Sveçla me delegacionin e SHBA-së: Kosova e përkushtuar në luftën kundër krimit dhe korrupsionit

PRISHTINË, 22 korrik/ATSH/- Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka pritur një delegacion amerikan të kryesuar nga Zv. Ndihmës Sekretarja e Shtetit, Lisa Johnson.

Sveçla ka theksuar bashkëpunimin e shkëlqyer mes Institucioneve të Kosovës, në veçanti të MPB-së dhe agjencive të saj me SHBA-të, i cili përmes programeve mbështetur nga INL, ICITAP dhe të tjera, po vazhdojnë të mbështesin procese të rëndësishme, të cilat po ndihmojnë në sundimin e rendit dhe të ligjit në Republikën e Kosovës.

Ai deklaroi se Republika e Kosovës është e përkushtuar në luftën e pakompromis në luftimin e krimit dhe korrupsionit me theks të veçantë në luftimin e trafikimit të narkotikëve, trafikimit me qenie njerëzore dhe trafikimit të armëve etj”, thuhet në komunikatën e MPB-së.

Në njoftim thuhet se, Johnson përgëzoi arritjet e deritanishme si dhe theksoi se ministria e Punëve të Brendshme është një partner i rëndësishëm, dhe për këtë vlerësoi se bashkëpunimi për forcimin dhe zbatimin e ligjit do të vazhdojë.

Të dy palët u dakorduan që të intensifikojnë bashkëpunimin në luftimin e krimit dhe dukurive tjera negative për të kontribuar jo vetëm në sigurinë e vendit por dhe në stabilitetin rajonal.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSako: Ka përfunduar ndërtimi i 265 godinave të reja
Artikulli tjetërFRANCË – Rritet popullariteti i presidentit Macron