PARIS, 22 korrik /ATSH-ANSA/ – Indeksi i popullaritetit të presidentit të sapozgjedhur të Francës, Emmanuel Macron, u rrit me 5,0 pikë në korrik, në 43%, sipas një sondazhi të kryer nga instituti BVA për llogari të RTL dhe radio ”Orange”.
Popullariteti i kryeministres Elisabeth Borne gjithashtu u rrit me 8,0 pikë, në 49%.
Pas një rënieje në qershor (39%), pas periudhës së komplikuar pas zgjedhjeve legjislative, kur ai humbi një shumicë absolute në Asamblenë Kombëtare, popullariteti i Macron po fiton sërish terren, veçanërisht në mesin e grupmoshës 18-34 vjeç, në 43% ose + 11 pikë)./ /a.i/























