Ballina Aktualitet

Meta: Brezi i ri i politikanëve garanci për forcimin e marrëdhënieve Shqipëri-SHBA

TIRANË, 24 mars /ATSH/ Presidenti Ilir Meta u takua sot me kryetarin e Republikanëve të Rinj të SHBA, Rick Loughery, i cili i dorëzoi me propozim të kongresmenit Ron Estes, flamurin amerikan shoqërues valëvitës mbi Kapitol.

“Më njohën me nismën për forcimin e bashkëpunimit të “Republikanëve” të rinj me FRPD, një kontribut i çmuar për marrëdhëniet e gjithanshme midis dy vendeve tona dhe i lumtur të dëgjoja nga z. Loughery se do të rikthehen së shpejti në Tiranë për projekte të reja bashkëpunimi”, tha Meta.

“Një brez i ri politikanësh dinamikë dhe bartës të vlerave më të mira të demokracisë amerikane, janë një garanci më shumë dhe afatgjatë për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara”, u shpreh Meta.

“Përfshirja më e gjerë dhe aktive e të rinjve në politikë, domosdoshmëri për ndryshime të shpejta dhe premtuese”, theksoi Meta.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRUSI – Khodorkovsky: Putin është armiku i njerëzimit
Artikulli tjetërBalluku: Rritja e çmimeve nga kriza ndërkombëtare, paketa e Rezistencës Sociale mbron familjet e biznesin