TIRANË, 18 shkurt /ATSH/ Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka në fokus të veçantë zgjerimin e investimeve në pika të reja të grumbullimit bujqësor dhe tregje të kafshëve të gjalla, sipas standardeve më të mira.
Pikat e grumbullimit me kapacitete frigoriferike iu vijnë në ndihmë fermerëve për shitjen e prodhimeve, duke u garantuar atyre çmime optimale edhe furnizim të tregut vendas dhe atij të huaj, me fruta perime të freskëta në çdo stinë, falë mbajtjes së tyre në atmosferë dinamike gjatë cikleve të prodhimit, ndërsa tregjet blegtorale i shërbejnë çuarjes përpara të tregtisë dhe zhvillimit të sektorit.
MBZHR bën të ditur se, Skema Kombëtare e Mbështetjes në Bujqësi 2022, mbështet ndërtimin e tregjeve të produkteve bujqësore dhe atyre të tregjeve të kafshëve të gjalla për shoqëritë aksionare me kapital 100% shtetëror, në vlerën jo më shumë se 30,000,000 lekëve.
Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR) ekzekuton transferimin e fondit përkatës te bashkia përkatëse, e cila është përgjegjëse për menaxhimin e këtij fondi. /j.p/






















