Ballina Ekonomi

Miratohen 2 marrëveshje për tregun e lirë të punës dhe identifikimin elektronik në Ballkanin Perëndimor

TIRANË, 2 shkurt /ATSH/ Miratohet marrëveshja për ndërlidhjen e skemave për identifikimin elektronik të shtetasve të Ballkanit Perëndimor.

Këshilli i Ministrave vendosi në mbledhjen e sotme miratimin e marrëveshjes për ndërlidhjen e skemave për identifikimin elektronik të shtetasve të Ballkanit Perëndimor.

Kështu, të gjithë qytetarët e vendeve të Ballkanin Perëndimor mund të lëvizin dhe punojnë duke shmangur burokracitë.

Gjithashtu Këshilli i Ministrave vendosi miratimin e marrëveshjes për kushtet për akses të lirë në tregun e punës në Ballkanin Perëndimor.

Me anë të këtij vendimi, qytetarët nga të tre vendet do të mund të kenë akses të barabartë për leje pune dhe qëndrimi në të tre vendet.

Të gjitha këto marrëveshja janë në kuadër të nismës Ballkani i Hapur, iniciuar nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia.

/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMekanizma mbështetës për krijimin e zhvillimin e startup-eve
Artikulli tjetërARRSH: Qarkullim pa probleme në aksin Qafa e Qarrit-Ersekë