TIRANË, 2 shkurt /ATSH/ Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) njoftoi se rruga Qafë-Qarri-Ersekë është pastruar nga dëbora e dendur.
Sipas ARRSH-së, ekipet e kontraktorëve janë në terren dhe vazhdojnë punën për shpërndarjen e kripës.
ARRSH bëri të ditur se, qarkullimi kryhet pa probleme, por rekomandohet përdorimi i gomave dimërore në këtë aks.
/j.p/r.e/























