Ballina Flash

Arrestohen 7 persona për ndërtime në Brezovicë

PRISHTINË, 6 janar/ATSH/- Tashmë janë arrestuar edhe shtatë persona në operacion “Brezovica”, dy prej tyre zyrtarë të ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Kryeprokurori i Ferizajt, Shukri Jashari ka konfirmuar për KosovaPress se dy prej të arrestuarve janë zyrtarë të ministrisë ndërsa pesë të tjerë janë qytetarë.

Aksioni po zhvillohet në Prishtinë, Ferizaj e Shtërpcë.

Aksioni ka të bëjë me ndërtimet në Brezovicë e që është vazhdimësi e aksionit të 21 dhjetorit ku ishin arrestuar 10 persona ndër ta edhe ish-kryetari i Komunës së Shtërpcës.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBesimtarët ortodoksë kremtojnë Ditën e Ujit të Bekuar
Artikulli tjetërFOKUS – Blinken & Baerbock: Front i përbashkët nëse Rusia pushton Ukrainën