Ballina Bota

FOKUS – Blinken & Baerbock: Front i përbashkët nëse Rusia pushton Ukrainën

UASHINGTON, 6 janar /ATSH-DPA/ – Uashingtoni dhe Berlini treguan një front të bashkuar në mbështetje të Ukrainës, thanë zyrtarët nga të dy vendet gjatë një vizite të ministres së Jashtme gjermane, mes frikës se Rusia mund të pushtojë Ukrainën.

“Veprimet ruse vijnë me një çmim të qartë”, deklaroi ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock gjatë vizitës së saj të parë në Uashington që nga marrja e detyrës.

”Një shkelje e përsëritur e sovranitetit të Ukrainës do të ketë pasoja të rënda për Rusinë”, theksoi ajo.

”SHBA dhe Gjermania i shohin veprimet e Moskës ndaj Ukrainës si një sfidë të menjëhershme dhe urgjente për paqen dhe stabilitetin në Evropë”, deklaroi sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.

Blinken kërcënoi Rusinë me sanksione të ashpra ekonomike në rast të një përshkallëzimi ushtarak.

Ai shtoi se këtu nuk flitej vetëm për Berlinin dhe Uashingtonin, por ”për një pozicion kolektiv të shumë vendeve, aleatëve dhe partnerëve që janë bashkuar në grupime të ndryshme”.

Bisedimet e Baerbock në Uashington u fokusuan në marrëdhëniet e tensionuara të Evropës me Moskën, duke pasur parasysh grumbullimin e fundit të trupave ruse pranë kufirit të saj me Ukrainën, gjë që ka nxitur frikën në Perëndim se Moska mund të planifikojë një pushtim.

Megjithatë, SHBA dhe Gjermania nuk janë plotësisht dakord për çështjen e furnizimit me armë Ukrainës, në dritën e një kërcënimi të mundshëm rus./   /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakArrestohen 7 persona për ndërtime në Brezovicë
Artikulli tjetërBumçi e Strazimiri gjejnë mbyllur dyert e PD-së: Më 8 janar do e çlirojmë këtë bunker