Ballina Ekonomi

Moti i keq, APD: Vijon përpunimi i mallrave në Durrës

TIRANË, 10 dhjetor/ATSH/ Pavarësisht kushteve të vështira të motit, në Portin e Durrësit ka vijuar përpunimi i mallrave.

Sipas të dhënave të publikuara nga Autoriteti Portual i Durrësit gjatë ditës së sotme janë përpunuar 540 tonë mallra dhe 270 njësi kontejnerike janë në proces përpunimi nga 4 anijet e akostuara në terminalet portuale.

Ndërkohë, APD informon se 3 anije ndodhen aktualisht në radën portuale në pritje për t’u përpunuar në orët në vijim, ndërsa 6 anije priten të mbërrijnë përgjatë fundjavës.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakEdhe dietë, edhe verë?
Artikulli tjetërRama promovon restorantin shkodran: Oaz tradite e kuzhine mjeshtërore