TIRANË, 10 dhjetor/ATSH/ Kryeministri Edi Rama ishte sot në Shkodër, ku zhvilloi një takim sensibilizues me qytetarët mbi ligjin e ri të Bashkëqeverisjes.
Pas takimit, Rama u ndal në një prej restoranteve tradicionale të zonës, duke promovuar kështu kulinarinë shkodrane.
“‘Atelieri’ në Shkodër një oaz tradite dhe kuzhine mjeshtërore. Kush vjen s’bëhet dot kurrë pishman”, tha Rama, ndërsa ndau foto nga restoranti.
/m.m/r.e/





















