Ballina Flash

Më shumë se 18 000 qytetarë e kanë marrë dozën e tretë të vaksinës anti-COVID

TIRANË, 11 nëntor/ATSH/ Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu deklaroi sot se më shumë se 18 000 qytetarë e kanë marrë dozën e tretë të vaksinës kundër COVID-it në këto ditë të para të nëntorit, si një garanci më shumë për të qenë të mbrojtur e për ta përballuar më mirë dimrin që është në prag.

Prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 1,963,359 doza të vaksinës ndaj COVID-19. Mbi 1 milion qytetarë e kanë kryer të paktën një dozë të vaksinës anti-COVID.

Një prej shtyllave të rëndësishme të buxhetit 2022 është financimi i programit kombëtar të vaksinimit masiv anti-COVID, për të cilin është alokuar shuma prej 2.7 miliardë lekë.

Buxheti 2022 për shëndetësinë është 7 miliardë lekë më shumë ose, 12.6 % nga plani fillestar i buxheti i vitit 2021. Investimet për vitin 2022 për Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale së bashku me financimin e partnerëve, arrijnë në vlerën 3 miliardë lekë. Pjesë e këtyre investimeve është edhe vijimi i programit kombëtar të 300 qendrave shëndetësore. Me buxhetin e ri do të financohet rehabilitimi i 50 qendrave në të gjithë vendin.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBashkia e Tiranës aksion për pastrimin e Bregut të Lumit
Artikulli tjetër75-vjetori i Liceut Artistik, Orkestra Simfonike e RTSH-së luan kryeveprat e Morricones