Ballina Aktualitet

Nikolla: Kuvendi, i angazhuar për mbështetjen e shqiptarëve të Preshevës

TIRANË, 13 tetor/ATSH/ -Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, priti sot Kryetaren e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani.

Gjatë takimit u bisedua mbi mbështetjen e Kuvendit, Qeverisë dhe të institucioneve shqiptare të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Sinani, e informoi Kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla, mbi disa të çështje të gjendjes aktuale të shqiptarëve të Luginës dhe nevojat për më shumë mbështetje nga Shqipëria.

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, garantoi Sinanin se e Kuvendi i Shqipërisë ka qenë dhe mbetet i angazhuar për rritjen e mbështetjes për zhvillimin, mirëqenien dhe respektimin e të drejtave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës si edhe të bashkëpunimit të tyre me Qeverinë dhe institucionet e Shqipërisë.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKOMENT – Makthi i zinxhirit furnizues global do të shtohet
Artikulli tjetërIbrahimaj: Reformat e ndërmarra, lehtësi për biznesin