Ballina Flash

Rezultate inkurajuese për trajtimin e kancerit të syrit

PARIS, 23 shtator /ATSH-AFP/ – Një trajtim i ri kundër formës më të zakonshme të kancerit të syrit te të rriturit ka treguar rezultate inkurajuese, njoftoi sot Instituti “Curie”, që mbështet rreth dy të tretat e rasteve të reja të këtij lloj kanceri në Francë.

Me 500 deri në 600 raste të reja në vit, në Francë, melanoma uveale përhapet në formën e metastazave (më shpesh në mëlçi) te një në tre pacientë.

“Deri më tani, nuk ka pasur terapi vërtet efektive për të trajtuar këto metastaza”, vuri në dukje instituti në një deklaratë për shtyp.

Sidoqoftë, për herë të parë, një studim klinik ka paraqitur efikasitetin e një molekule të re të imunoterapisë, tebentafusp, në mbijetesën e përgjithshme të pacientëve me këtë kancer.

Rezultatet e këtij studimi të fazës 3, faza e fundit e provave klinike, janë subjekt i një botimi sot në New England Journal of Medicine.

I kryer në 378 pacientë, ai tregon se mbijetesa në 1 vit është 73 për qind për pacientët që kanë marrë tebentafusp, kundrejt 59 për qind për pacientët e tjerë.

Përveç kësaj, 31 për qind e pacientëve që morën tebentafusp nuk u rikthyen për trajtim pas gjashtë muajsh, e krahasuar me 19 për të pacientëve që morën trajtime të tjera.

Tebentafusp, që stimulon një përgjigje të synuar imune, mund të përdoret në rreth 45 për qind të pacientëve (të cilët kanë serotipin e nevojshëm për të shkaktuar këtë imunitet antimelanomë).

Aktualisht i disponueshëm si një ATU (Autorizim i Përkohshëm për Përdorim) në Institutin “Curie” dhe në qendrat që morën pjesë në studim, trajtimi pritet të jetë më i disponueshëm në muajt e ardhshëm për pacientët me melanomë metastatike të uvealit./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMuzhaqi takim me Këshillin Kombëtar Rinor: Rol të rëndësishëm në hartimin e Strategjisë Kombëtare të Rinisë 2022-2029
Artikulli tjetër14 shkolla të reja në Durrës, Sako: Gjithçka gati për vitin e ri shkollor