Ballina Aktualitet

Rama takim me George Soros: Mbështetës i palëkundur i Shoqërisë së Hapur

TIRANË, 23 shtator/ATSH/ Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim në Nju-Jork me filantropin George Soros.

Kryeministri publikoi një foto nga ky takim, ndërsa e cilësoi Sorosin një mbështetës të palëkundur të Shoqërisë së Hapur.

“Në Nju-Jork me mikun e çmuar George Soros, një mendje e rrallë dhe një mbështetës i palëkundur i Shoqërisë së Hapur”, tha Rama.

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar edhe nga ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka dhe ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ndodhet në SHBA për të marrë pjesë në javën e Nivelit të Lartë të Sesionit të 76-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB.

/a.a/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGjiknuri: Më të mirën e mundshme për të mbajtur atë rezultat që kemi arritur në Elbasan
Artikulli tjetërDogji qindra rrënjë ullinj në Rreth-Libofshë, arrestohet një shtetas në Fier