Ballina Bota

SHBA – Biden: Kundërsulm ajror ndaj sulmeve të mundshme në aeroportin e Kabulit

UASHINGTON, 29 gusht /ATSH-DPA/ – Sulme të tjera terroriste, që synojnë operacionet e transportit ajror nga aeroporti i Kabulit, ka të ngjarë të ndodhin sërish në një të ardhme shumë të afërt, paralajmëroi presidenti amerikan, Joe Biden, duke theksuar se SHBA-ja do të godasë sërish kundër autorëve të sulmit vdekjeprurës të së enjtes.

“Situata në terren vazhdon të jetë jashtëzakonisht e rrezikshme dhe kërcënimi i sulmeve terroriste në aeroport mbetet i lartë”, tha Biden.

“Komandantët tanë më informuan se një sulm ka shumë të ngjarë në 24-36 orët e ardhshme”, shtoi ai.

Përparësi pritet të jetë ruajtja e sigurisë për trupat që punojnë në aeroport, ku personeli amerikan është ende duke mbikëqyrur operacionet për të evakuuar personat që përpiqen të largohen nga vendi tashmë në kontrollin e talebanëve.

Sulmi i së enjtes u krye nga një degë e Shtetit Islamik, ISIS-K, që kundërshton praninë e SHBA-së në Afganistan dhe sundimin taleban./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNdërron jetë ish-kryeparlamentari Kolë Berisha
Artikulli tjetërNdarja nga jeta e ish-kryeparlamentarit të Kosovës, mesazhe