TIRANË, 8 gusht/ATSH/- Një zjarr masiv ka përfshirë pyjet me pisha në Voskopojë, në zonën midis Krushovës dhe Shipskës.
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi bën të ditur se nga Pashalimani është nisur drejt Voskopojës së bashku me një helikopter për shuarjen e flakëve.
Drejt vatrës së zjarrit janë nisur edhe forca zjarrfikëse nga detasmenti i mbrojtjes civile dhe forcat e Bashkisë Korçë
“Nga Pashalimani drejt Voskopojës ku para pak minutash shpërtheu një vatër zjarri në pyllin me pisha pranë fshatit Krushovë. Forca zjarrfikëse nga detasmenti i mbrojtjes civile dhe forcat e Bashkisë Korçë po shkojnë me shpejtësi për të shmangur më të keqen”, bën të ditur Peleshi.























