Ballina Flash

Restaurimi i Muzeut Etnografik, ruhen vlerat e traditës gjirokastrite


TIRANË, 22 korrik/ATSH/ Muzeu Etnografik i Gjirokastrës së shpejti do jetë jo vetëm një nga atraksionet turistike të qytetit të gurtë, por së bashku me disa prej muzeve të qytetit që po i nënshtrohen rikonceptimit e rijetëzimit do të krijojnë rrjetin e muzeve të hapur.

Kryeministri Rama inspektoi sot, gjatë vizitë në Gjirokastër, kantierin e restaurimit të Muzeut.

“Këto ndërhyrje plot detaje, ndërthurur me punimet e artizanëve do të ruajnë vlerat më të mira të traditave gjirokastrite e do të flasin me gjuhën e kohës”, shprehet Rama.

“Jemi në një nga pikat e sistemit të hapur të muzeve, një nga programet e integrua për të lidhur disa pika e për t’i kthyer në muze në qiell të hapur. Muzeu Etnografikë është në 40 % të punës tashmë. Këtu kemi edhe pjesë të pllakave me shkrime nga Edward Lear të cilat do të jenë pjesë e shesheve ku do jetë i gjithë itinerari i Edward Lear”, shpjegoi projektin ministrja e Kulturës, Elva Margarti, ndërsa shoqëroi Kryeministrin në këtë kantier të hapur pjesërisht për vizitorët.

Ndërhyrja e parë në këtë muze ka qenë restaurimi dhe rikuperimi i çatisë, e cila ishte në një gjendje tërësisht të amortizuar.

/a.a/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBRUKSEL – KE: Mbi 50 % e të rriturve plotësisht të vaksinuar kundër COVID-19
Artikulli tjetërPandemia, ekonomistët e njohur promovojnë librin “Përballë krizës, sfidat e teorisë dhe politikave ekonomike”