Ballina Aktualitet

CDC amerikane e klasifikon Shqipërinë në vendet me rrezik të ulët infektimi nga COVID-19

– Lajm i mirë për amerikanët që dëshirojnë të udhëtojnë për argëtim ose biznes –

TIRANË, 8 qershor/ATSH/ Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA (CDC) e ka klasifikuar Shqipërinë në vendet me nivel të ulët rreziku të infektimit nga COVID-19.

Lajmi u bë i ditur nga ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim, e cila e cilëson këtë një lajm të mirë për për të gjithë amerikanët që duan të vijnë në Shqipëri për argëtim ose biznes.

“Që prej datës 7 qershor, Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), e ka klasifikuar Shqipërinë në “Nivelin 1: ose niveli i ulët i COVID-19”. Ky është lajm i mirë për amerikanët, të cilët dëshirojnë të udhëtojnë për në Shqipëri, për argëtim ose biznes”, shprehet Kim, duke bashkëngjitur rekomandimet e CDC-së.

/k.s/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSezoni turistik/ Spanja hap dyert për të gjithë qytetarët shqiptarë të vaksinuar
Artikulli tjetër“Drejtësia vonon, por nuk harron”/ Balla reagon pas konfirmimit të dënimit me burg të përjetshëm për kasapin e Ballkanit, Mlladiç