Ballina Ekonomi

Punime në fidera/ Të shtunën, ndërpreje të pjesshme të energjisë në Tiranë

TIRANË, 4 qershor/ATSH/ Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike informoi sot se të shtunën do të ketë stakime të pjesshme të energjisë në Tiranë.

Sipas OSHEE-së, për shkak të punimeve për investimin i parashikuar të kryhet nesër, datë 5 qershor në 2 kabina të fiderit që furnizohet nga nënstacioni Traktora, gjatë intervalit kohor 09:00-16:00 do të stakohet energjia pjesërisht në zonën e qendrës së Farkës dhe rrugën “Dëshmorët e Helikopterëve”.

Po ashtu, OSHEE njofton edhe abonentët e Fierit se “për shkak të punimeve për rindërtimin e urës së shembur në fshatin Darëzezë, vijon sot stakimi i energjisë elektrike deri në orën 15:30 të linjës 35 kV Kafaraj – Povelçë”.
“Pa energji gjatë kësaj kohe do të mbeten këto zona në Fier: Levan, Bishan, Cerven, Boçova, Qarrë, Ferras, Bashkim, Pish Poro”, thuhet në njoftimin e OSHEE.
/m.m/j.p/r.e/
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakEkonomi: Rrisim mbështetjen financiare për fermerët dhe subjektet e bujqësisë dhe agroturizmit
Artikulli tjetërNJU JORK – FAO: Çmimet globale të ushqimit u rritën me ritmin më të shpejtë në dekadë