Ballina Bota

NJU JORK – FAO: Çmimet globale të ushqimit u rritën me ritmin më të shpejtë në dekadë

NJU JORK /ATSH-AA/ – Çmimet globale të ushqimit u rritën me ritmin më të shpejtë në më shumë se një dekadë në maj të këtij viti, me 4,8 % nga një muaj më parë, njoftoi sot Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë (FAO) e OKB-së.

Indeksi i Çmimit të Ushqimit ishte mesatarisht 127,1 pikë përqindje në maj, vlera e tij më e lartë që nga shtatori 2011.

Rritja e shpejtë u nxit nga rritja e çmimeve të vajrave, sheqerit dhe drithërave, së bashku me çmimet e larta të mishit dhe produkteve të qumështit.

“Fuqia e vazhdueshme e indeksit pasqyron kryesisht rritjen e vlerave të palmës, sojës dhe vajit të rrepës”, tha FAO.

Indeksi i çmimit të sheqerit u rrit me 4,0 % për të arritur nivelin më të lartë që nga marsi i vitit 2017, kryesisht për shkak të vonesave të korrjeve dhe shqetësimeve për uljen e rendimenteve të prodhimeve në Brazil, eksportuesi më i madh në botë i sheqerit.

Indeksi i çmimeve të drithërave u rrit me 6,0 % në bazë mujore me çmimet më të larta ndërkombëtare të misrit në maj.

Indeksi i çmimit të mishit regjistroi rritjen e tetë mujore, me një rritje prej 2,2 % duke marrë indeksin 10 % mbi nivelin e tij të një viti më parë.

Indeksi i çmimit të qumështit u rrit 1,8 % nga prilli, mesatarisht 28 % mbi nivelin e tij nga një vit më parë./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPunime në fidera/ Të shtunën, ndërpreje të pjesshme të energjisë në Tiranë
Artikulli tjetërGJKKO dënon me 8 vite burg Reshat Radhimën, anëtar i grupit të Habilajve