Ballina Aktualitet

GJKKO dënon me 8 vite burg Reshat Radhimën, anëtar i grupit të Habilajve

TIRANË, 4 qershor /ATSH – I. Vata/ Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka dënuar sot me 8 vite burg Reshat Radhimën, anëtar i grupit të Habilajve, i cili u shpall fajtor për trafik droge dhe grup të strukturuar kriminal.

Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka shpallur sot vendimin duke deklaruar fajtor të pandehurin Reshat Rashima për kryerjen e veprës penale të “Kultivimit të bimëve narkotike kryer në formë të grupit të strukturuar kriminal”, parashikua në nenin 284/1, 334/1 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 8 vite burg.

Radhima ishte pjesë e grupit të Habilajve që merreshin me kultivimin dhe transportimin e drogës jashtë vendit dhe arrestuar më 17 prill të 2019.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNJU JORK – FAO: Çmimet globale të ushqimit u rritën me ritmin më të shpejtë në dekadë
Artikulli tjetërCOVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: Asnjë humbje jete, 2919 testime, 32 të shëruar, 12 raste të reja në 24 orët e fundit