Ballina Flash

COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: Asnjë humbje jete, 2919 testime, 32 të shëruar, 12 raste të reja në 24 orët e fundit

TIRANË, 4 qershor /ATSH – I. Vata/ Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bën të ditur se në 24 orët nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv. MSHMS informon gjithashtu se në 24 orët e fundit janë kryer 2919 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 12 qytetarë.

Sipas MSHMS rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 4 raste në Tiranë, nga 3 raste në Shkodër, Berat, 1 në Kurbin, 1 në Malësi e Madhe.

Aktualisht po marrin trajtim spitalor 30 pacientë, nga të cilët 8 pacientë janë në terapi intensive.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 32 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,598 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID-19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient të mbyllur dhe kudo ku nuk mund të ruhet distancimi fizik, kujdesuni për higjienën vetjake dhe vetizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes, për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (4 qershor 2021)

Raste të reja ditore        12

Të shëruar në 24 orë      32

Të shtruar në spitale      30

Humbje jete në 24 orë   0

Testime ditore             2,919

Testime totale             732,998

Raste pozitive              132,372

Raste të shëruara        129,598

Raste aktive                323

Humbje jete                 2,451

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë           90

Shkodër        64

Korçë            49

Berat            35

Lezhë            24

Elbasan         22

Gjirokastër     11

Vlorë             11

Durrës            5

Dibër              4

Kukës             4

Fier                4

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGJKKO dënon me 8 vite burg Reshat Radhimën, anëtar i grupit të Habilajve
Artikulli tjetërGjermania procedim kundër Google News Showcase