Ballina Bota

SHBA – Fauci: Shpresoj që gjatë verës të hapen udhëtimet nga Europa në SHBA

NJU JORK, 19 maj /ATSH-ANSA/ – Shpresoj që deri në fund të verës ose në fillim të vjeshtës të ketë një zbutje të ndalimit të udhëtimit në SHBA nga zona Schengen, deklaroi imunologu Anthony Fauci , drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive (NIAID).

SHBA ende nuk i ka rihapur dyert për turistët europianë duke ruajtur ndalimin e Donald Trump, edhe nëse diplomacia është në punë dhe nuk përjashtohet mundë sia e ndryshimeve pas udhëtimit të Biden në Europë në mes të qershorit, gjë e cila mund të sjellë zhvillime të reja.

Kujtojmë qe pandemia ka sjellë një kolaps në kompanitë e udhëtimeve. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak25 vjetori i “Mision i pamundur” suksesi i një sage
Artikulli tjetërShëndeti kalon përmes pjatës