Ballina Flash

25 vjetori i “Mision i pamundur” suksesi i një sage

NJU JORK, 19 maj /ATSH-AFP/ – Ishte 22 maj 1996 kur seria e parë e filmit “Mision i pamundur” doli në sallat e kinemave.

Filmi, me protagonist Tom Cruise, do të bëhej një nga ekskluzivitetet më të suksesshme në historinë e kinemasë.

Që nga ajo kohë janë realizuar pesë seriale të tjerë të sagës, ndërsa i shtati dhe i teti do të dalin respektivisht në kinema më 27 maj 2022 dhe 7 maj 2023.

Filmi i parë u rikthye në kinema në një version të restauruar me rastin e 25-vjetorit.

Frymëzuar nga seriali televiziv “Mision i Pamundur” krijuar nga Bruce Geller në 1966, lfilmi xhirohet rreth figurës së Ethan Hunt (Tom Cruise), anëtar i FMN-së ((Impossible Mission Force), një seksion sekret i veçantë i CIA-s i ngarkuar me bartjen nga misionet e gjykuara më delikate dhe të rrezikshme.

Ky ishte një sukses i menjëhershëm në box-office. Të nesërmen e daljes së tij, ai mblodhi 12 milionë dollarë duke kaluar “The Terminator 2”,  “Judgment Day” (1991) që siguruan përkatësisht 11 milionë dhe shtatë milionë dollarë.

Cruise mbetet besnik në rolin e tij për të gjithë kapitujt, ndërkohë që vetëm i pari, ku vetë aktori ishte producent, u realizua nga Brian De Palma./ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHBA thirrje për bojkot diplomatik të Olimpiadës Dimërore të Pekinit 2022
Artikulli tjetërSHBA – Fauci: Shpresoj që gjatë verës të hapen udhëtimet nga Europa në SHBA