Ballina Flash

Durrësi super, Vlora flakë, Rama falenderon socialistët për pritjet e sotme

TIRANË, 23 prill/ATSH/ Kryeministri Edi Rama falënderoi sot qytetarët e Durrësit dhe Vlorës për pritjen gjatë ditës së sotme në dy takimet e mbylljes së fushatës elektorale.

Kreu i qeverisë publikoi një video nga dy takimet elektorale, në të cilat simpatizantët e Partisë Socialiste, krijuan një atmosferë të jashtëzakonshme.

“Shumë faleminderit Durrësi Super, Shumë faleminderit Vlora Flakë”, shprehet Rama.

Në dy takimet e mbylljes së fushatës së PS simpatizantët ishin të shumtë ku gjithashtu ajo që shihet në videon e publikuar nga kryeministri në këto dy takime të fundit si nga nisja e kësaj fushate dhe në mbyllje u ruajtën masat antikovid.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKryemadhi takim me vëzhgues të Asamblesë Parlamentare të OSBE
Artikulli tjetërAmbasadori i Italisë takon Celibashin: Dënojmë me vendosmëri aktet e dhunës së ditëve të fundit, nuk përkon me demokracinë