Ballina Bota

COVID-19 – MV regjistron 31 viktima të tjera

SHKUP, 20 prill /ATSH-AA/ – Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i vdekjeve nga pandemia COVID-19 është rritur në 4 509, me 31 viktima të regjistruara në 24 orët e fundit.

MV ka regjistruar, gjithashtu, edhe 766 raste të tjera COVID-19, numri i përgjithshëm i të cilave ka arritur 147 995.

Institucionet shëndetësore regjistruan 1 118 pacientë të tjerë që fituan betejën kundër koronavirusit të ri, duke e çuar në 124 828 numrin total të të shëruarve.

Aktualisht, numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut është 18  658./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Basha i kontrolluar nga Berisha e Meta”/ I gatshëm për bashkëpunim të gjerë me opozitën, qasja ime pas zgjedhjeve përbashkuese
Artikulli tjetër“Epokë tjetër për Shqipërinë”/ 10 miliardë euro investime