TIRANË, 1 prill /ATSH/ Nga parku i liqenit të Kasharit, kreu i të rinjve demokratë Belind Këlliçi tha se “investimi 1 milion dollarë i premtuar nga qeveria dhe bashkia nuk ndodhi dhe komuniteti nuk përfitoi 10 milionë dollarë, siç tha Veliaj 3 vjet më parë”.
“Asnjë investim në këtë zonë që nga koha kur PD nuk është më në drejtimin e vendit”, u shpreh Këlliçi.
Ai kërkoi nga qytetarët të refuzojnë me votë këtë model propagande, për të patur një kryeministër normal që do t’i hapë rrugë zhvillimit ekonomik dhe anëtarësimit të Shqipërisë në BE.
/r.e/























