Ballina Aktualitet

12-vjetori i anëtarësimit të Shqipërisë në NATO/ Ambasada e SHBA e përkujton me fjalët e ish-presidentit George W. Bush

TIRANË, 1 prill /ATSH/ Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës përkujtoi sot 12-vjetorin e anëtarësimit zyrtar të Shqipërisë në NATO, duke cituar fjalët e ish-presidentit amerikan George W. Bush gjatë vizitës së tij historike në Tiranë më 10 qershor 2007.

“Shqipëria është një mike e besuar dhe një aleate e fortë. Dhe shpresoj se vizita e sotme do të dërgojë tek populli shqiptar mesazhin se ju mund të mbështeteni tek Amerika, ashtu si Amerika mund të mbështetet tek ju, për të punuar fort për të përhapur lirinë dhe, si rrjedhojë, paqen”, u shpreh ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara George W. Bush gjatë vizitës së tij historike në Tiranë më 10 qershor 2007, teksa Shqipëria përgatitej të hynte në NATO.

“Sot, Shqipëria feston 12 vjet anëtarësim në NATO dhe Shqipëria mund të mbështetet tek Shtetet e Bashkuara, ashtu si Shtetet e Bashkuara mund të mbështeten tek Shqipëria më shumë se kurrë. Gëzuar përvjetorin e 12-të, Shqipëri!”, thekson në mesazhin e saj Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSondazhi: 56 % e qytetarëve janë dakord që të përdoret vaksina kineze
Artikulli tjetërDyfishohet sipërfaqja e tokës së punuar, sot 250 mijë ha tokë nga 125 mijë në 2013