TIRANË, 1 prill/ATSH/ 56 % e qytetarëve janë dakord që të përdoret vaksina kineze me qëllim që të vaksinohet pjesa më e madhe e popullsisë.
Sipas sondazhit të publikuar nga Report Tv në bashkëpunim me Institutin Italian, Piepoli, të pyetur se si e gjykojnë vendimin e qeverisë që për të përshpejtuar vaksinimin masiv të popullatës po vendos të përdorë dhe vaksinën kineze, 56 % e qytetarëve janë dakord.
Ndërkohë që 7 % e qytetarëve janë të mendimit që të gjitha vaksinat janë njësoj, ndërsa kundër janë shprehur 27 %.

/r.e/























